image Shkon në 6 numri i të vdekurve nga shpërthimi në Stamboll

Evropë

Shkon në 6 numri i të vdekurve nga shpërthimi në Stamboll

news image

Guvernatori i qytetit të Stambollit, Ali Yerlikaya, ka dhënë një përditësim të ri të viktimave pas shpërthimit në Stamboll.

Sipas tij, numri i të vdekurve është rritur në 6, kurse numri i të plagosurve ka shkuar në 53.

Postimi i plotë i tij në Twitter:

Fatkeqësisht, në shpërthimin që ndodhi sot në rrugën Istiklal, numri i të vdekurve është rritur në 6 dhe numri i të plagosurve në 53.

I urojmë mëshirën e Zotit për ata që humbën jetën dhe shërim të shpejtë të lënduarve.

Zhvillimet do të ndahen me publikun.

/GazetaSinjali/