image Ukrainasit stërviten si t'i vënë në flakë tanket ruse

Botë

Ukrainasit stërviten si t’i vënë në flakë tanket ruse

news image

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë bërë të ditur se qindra njerëz kanë marrë pjesë në stërvitjen “Si ta digjni një tank rus”.

Në fotografitë e shpërndara të qytetarëve në qytetin ukrainas Zhytomyr, shihen koktej molotovi të gjuajtura në një lloj objekti.

“Në Zhytomyr, qindra njerëz morën pjesë në stërvitjen ‘Si ta digjni një tank rus’”, thuhet në postimin në Twitter të forcave.

Ndërkohë, Agjencia për Emergjenca e Ukrainës bëri të ditur për pesë persona të vrarë nga sulmi ndaj kullës televizive

Ende është e paqartë nëse kulla televizive është goditur drejtpërdrejtë, pasi e njëjta nuk është rrëzuar, por shpërthimi bëri që disa transmetues të humbisnin sinjalin.

/GazetaSinjali/