Në ditën e 39-të të agresionit rus në Ukrainë, forcat vendore thonë se kanë rimarrë kontrollin e Pripyat.
Njësitë e Trupave Sulmuese të Forcave të Armatosura të Ukrainës morën kontrollin e zonës së qytetit të Pripyat dhe zonën e kufirit shtetëror të Ukrainës me Republikën e Bjellorusisë.
Pripyat është qyteti i braktisur pas katastrofës bërthamore të Çernobilit në 1986, shkruan skynews.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ndau një imazh të një ushtari duke ngritur një flamur ukrainas përpara centralit bërthamor të Çernobilit.