Sot është dita e dhjetë e luftimeve në mes Rusisë dhe Ukrainës, e ku tani Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka bërë publike disa nga dëmet që ia kanë shkaktuar Rusisë.
Kjo ministri ka deklaruar se gjatë këtyre 10 ditëve, kanë vrarë më shumë se 10 mijë ushtarë rusë, raporton Gazeta Sinjali.
Po ashtu, kanë treguar se deri më tani kanë shkatërruar 269 tanke, 39 avionë, 40 helikopterë dhe më shumë se 400 automjete ushtarake.
Sipas kësaj ministrie, informatat mund të ndryshojnë pasi që llogaritja e dëmeve është e ndërlikuar për shkak të luftimeve.