image Ukrainasit i dalin përpara automjeteve ushtarake, rusët gjuajnë me armë

Botë

Ukrainasit i dalin përpara automjeteve ushtarake, rusët gjuajnë me armë

news image

Civilët ukrainas përsëri iu kanë dalë përpara tankeve ruse, të cilat kanë tentuar të hyjnë në një qytet tjetër.

Në disa pamje të publikuara, shihen një numër i konsiderueshëm i ukrainasve të cilët kanë dalë para automjeteve ruse, kurse ushtarët rusë gjuajnë me armë në ajër në mënyrë që t’i frikësojnë.

Ukrainasit dëgjohen duke bërtitur: “Shkoni në shtëpi”. “Fashistë! A do të na qëlloni? Ne nuk kemi armë. Shkoni në shtëpi”.

/GazetaSinjali/