image Ukraina: Vendimi i Rusisë për korridoret humanitare, i pamoralshëm

Botë

Ukraina: Vendimi i Rusisë për korridoret humanitare, i pamoralshëm

news image

Zyrtarët ukrainas thanë se propozimi i Rusisë për korridore humanitare, që i çojnë refugjatët në Bjellorusi ose Rusi, është “plotësisht i pamoralshëm”.

Qytetarët ukrainas duhet të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre përmes territorit ukrainas, tha një zëdhënës i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Vuajtjet e njerëzve përdoren për të krijuar pamjen e dëshiruar televizive”, tha ai për agjencinë e lajmeve Reuters.

Rrugët e evakuimit të publikuara nga agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti, tregojnë se civilët do të mund të largohen për në Rusi dhe Bjellorusi.

Korridori nga Kievi çon në Bjellorusi, ndërsa nga Harkivi në Rusi.

Korridoret nga qytetet Mariupol dhe Sumi çojnë në qytetet e tjera të Ukrainës, si dhe në Rusi.

/GazetaSinjali/