image Ukraina thotë se Rusia ka humbur 300 trupa për 24 orë

Botë

Ukraina thotë se Rusia ka humbur 300 trupa për 24 orë

news image

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë dhënë një përditësim lidhur me situatën në Ukrainë.

Sipas tyre në 24 orët e fundit, Forcat Ajrore të Ukrainës i dhanë “goditje shkatërruese” pajisjeve dhe fuqisë ruse, duke zhvilluar beteja ajrore.

“Mbrojtësit ukrainas zmbrapsën 13 sulme të armikut dhe shkatërruan 14 tanke, 8 automjete luftarake këmbësorie, dy automjete tërheqëse, tre sisteme artilerie dhe katër automjete. Njësitë e mbrojtjes ajrore goditën dy objektiva ajrore të armikut. Humbjet e personelit të armikut arritën në rreth 300 persona”.

/GazetaSinjali/