Dhjetë korridore në rajonet e Kievit, Luhansk dhe Donetsk u ranë dakord të shtunën për të evakuuar civilët nga vendbanimet e prekura nga pushtimi rus, sipas zëvendëskryeministres së Ukrainës, Iryna Vereshchuk.
Në juglindje, është planifikuar transport privat për njerëzit nga qyteti i rrethuar i Mariupolit në Zaporizhzhia, por për shkak të bllokimit të autobusëve nga forcat ruse në pikat e kontrollit, nuk do të ketë një evakuim të centralizuar të banorëve të Mariupolit të shtunën, sipas Vereshchuk, raporton CNN.
Trupat ruse kanë hyrë në qytetin e Slavutych , në veri të Kievit, një lëvizje që ka shkaktuar protesta në mesin e qindra civilëve ukrainas.
Në qytetin jugor të Khersonit, Vereshchuk tha se banorët po protestojnë në mënyrë aktive dhe “masive” kundër pushtimit.