image Ukraina thotë se janë evakuuar edhe 7,295 persona

Botë

Ukraina thotë se janë evakuuar edhe 7,295 persona

news image

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk tha se më 20 mars janë evakuuar 7,295 civilë nga qytetet ukrainase.

Evakuimi u bë nga katër prej shtatë korridoreve humanitare që ishin planifikuar të funksiononin.

Në tërësi, 3,985 persona u evakuuan nga qyteti i rrethuar i Mariupolit dhe u dërguan në qytetin Zaporizhja.

Qeveria ukrainase planifikon që të hënën të kryejë më shumë evakuime, tha Vereshchuk.

/GazetaSinjali/