image Ukraina: Shpërthimi në Kiev u shkaktua nga një raketë e rrëzuar ruse

Botë

Ukraina: Shpërthimi në Kiev u shkaktua nga një raketë e rrëzuar ruse

news image

Një shpërthim në afërsi të stacionit qendror hekurudhor të Kievit është shkaktuar nga mbetjet e një rakete të rrëzuar nga forcat ajrore të Ukrainës, tha një këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës.

Anton Herashchenko postoi në Facebook se mbetjet e raketës së rrëzuar goditën një tubacion të ngrohjes, duke shkaktuar shpërthim.

Por, ai tha se nëse raketa do të kishte goditur qendrën e Kievit, numri i viktimave dhe i dëmeve do të kishte qenë i tmerrshëm, raporton REL.

Megjithatë, Herashchenko nuk bëri të ditur nëse nga ky shpërthim ka të lënduar.

/GazetaSinjali/