image Ukraina: Shkatërruam 39 avionë rusë dhe 40 helikopterë për 9 ditë

Botë

Ukraina: Shkatërruam 39 avionë rusë dhe 40 helikopterë për 9 ditë

news image

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka dalë përsëri me të dhëna në lidhje me mbrojtjen që janë duke e bërë nga luftimet ruse.

Kjo ministri përmes një postimi bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme kanë rrëzuar tre avionë rusë, raporton Gazeta Sinjali.

Po ashtu, kanë treguar se në nëntë ditë të luftës kanë rrëzuar 39 avionë dhe 40 helikopterë rusë.

“Kujtojmë se para pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës, grupi i aviacionit të ushtrisë ruse, i përqendruar rreth kufijve ukrainas, kishte rreth shtatëqind njësi pajisjesh aviacioni: afërsisht 450 avionë dhe mbi 250 helikopterë”, thuhet në njoftimin e tyre.

/GazetaSinjali/