image Ukraina: Rusia dëshiron kontroll të plotë të centralit bërthamor të Zaporizhzhia

Botë

Ukraina: Rusia dëshiron kontroll të plotë të centralit bërthamor të Zaporizhzhia

news image

Mbikëqyrërsi bërthamor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka thënë se autoritetet ukrainase kanë deklaruar të shtunën se Rusia po planifikon të marrë në kontroll të plotë dhe të përhershëm centralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainën jugore.

Në një deklaratë të lëshuar, Agjencia Ndërkombërtare e Energjisë Atomike (IAEA), ka bërë të ditur se rregullatori bërthamor i Ukrainës ka informuar që Rusia planifikon të operojë objektin nën menaxhimin e kompanisë së saj bërthamore shtetërore, Rosatom, raporton BBC – transmeton Gazeta Sinjali.

Ukraina gjithashtu pretendoi se stafi po detyrohet “të koordinohet me forcat ruse për të gjitha çështjet operacionale, duke përfshirë çështjet teknike” dhe se “ekspertë rusë kishin mbërritur në vend disa ditë më parë për të vlerësuar situatën e rrezatimit atje”.

Rusia, e cila kapi uzinën pas një beteje intensive me trupat ukrainase më 4 mars, i ka mohuar pretendimet.

IAEA tha gjithashtu se Energoatom e kishte informuar atë se përpjekjet për të riparuar linjat e dëmtuara të energjisë në centralin bërthamor të Çernobilit po vazhdonin dhe se gjeneratorët me naftë po siguronin energji rezervë për sistemet e rëndësishme për sigurinë.

Energoatom ka pretenduar gjithashtu se “211 personel teknik dhe roje ende nuk kanë qenë në gjendje të rrotullohen, në fakt jetojnë atje që një ditë përpara se forcat ruse të merrnin kontrollin”, thuhet në deklaratë.

/GazetaSinjali/