Forcat ukrainase kanë rrëzuar një aeroplan rus në Mariupol, ka pohuar këshilli lokal.
Në një deklaratë të postuar në Telegram, Këshilli i Qytetit të Mariupol tha se avioni kishte shkatërruar zonën në javët e fundit.
Qindra mijëra banorë në këtë zonë, e cila është një objektiv kyç për forcat ruse, besohet se janë bllokuar me pak ushqim, ujë dhe energji, shkruan SkyNews, përcjell Gazeta Sinjali.
Qyteti është nën një breshëri të përditshme sulmesh ruse që nga fillimi i luftës.
(Fotografia është ilustrim)