image Ukraina paralajmëron për hapjen e korridoreve humanitare

Botë

Ukraina paralajmëron për hapjen e korridoreve humanitare

news image

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, tha se shtatë korridore humanitare do të hapen më 5 prill për të evakuuar civilët nga disa prej zonave më të goditura nga lufta, përfshirë qytetet jugore të Mariupolit dhe Berdianskas.

Vereshchuk tha përmes një postimi në Telegram se banorët e këtyre dy qyteteve do të lejohen të evakuohen vetëm përmes transportit privat dhe më pas do të udhëtojnë drejt qytetit të Zaporizhjas.

Korridore të tjera do të hapen në qytetin Tokmak, në rajonin Zaporizhja, dhe në qytetet Severdonjecks, Lisiçansk, Popasna dhe Hirske, që gjenden në rajonin e Luhanskut.

Pavarësisht premtimeve të udhëheqjes së tyre, forcat ruse nuk po lejojnë që askush të udhëtojë për në Mariupol”, tha Vereshchuk.

Ata kanë bllokuar përfaqësuesit e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Manhush [rreth 20 kilometra në perëndim të Mariupolit]…. por, pas negociatave, ata u liruar mbrëmjen e kaluar dhe u dërguan në Zaporizhja”, shtoi ai.

Ende është e paqartë nëse Rusia është pajtuar që të ndërpresë luftimet në zonat ku është njoftuar se do të hapen korridoret humanitare.

Përpjekjet e mëhershme nga Ukraina për të evakuuar civilët përmes korridoreve humanitare gjerësisht kanë dështuar për shkak se luftimet kanë vazhduar pavarësisht se disa marrëveshje armëpushimi ishin arritur me Rusinë.

/GazetaSinjali/