image Ukraina: Nuk do të përdorim armët e furnizuara nga ShBA-të për të qëlluar në territorin rus

Botë

Ukraina: Nuk do të përdorim armët e furnizuara nga ShBA-të për të qëlluar në territorin rus

news image

Ukraina nuk do të përdorë armë me rreze më të gjatë të premtuara nga SHBA për të goditur territorin rus dhe do të synojë vetëm njësitë ruse në territorin e pushtuar ukrainas, tha të dielën ministri i mbrojtjes, Oleksii Reznikov.

SHBA konfirmoi të premten se një raketë e re që do të dyfishonte rrezen e sulmit të Ukrainës ishte përfshirë në një paketë ndihme ushtarake prej 1.8 miliardë paundësh për të ndihmuar Kievin të luftonte forcat ruse, raporton Reuters.

“Ne gjithmonë u themi zyrtarisht partnerëve tanë se nuk do të përdorim armët e furnizuara nga partnerët e huaj për të qëlluar në territorin rus. Ne qëllojmë vetëm mbi njësitë ruse në territorin ukrainas të pushtuar përkohësisht”, u tha Reznikov gazetarëve në një konferencë shtypi.

/GazetaSinjali/