Ukraina nuk do të përdorë armë me rreze më të gjatë të premtuara nga SHBA për të goditur territorin rus dhe do të synojë vetëm njësitë ruse në territorin e pushtuar ukrainas, tha të dielën ministri i mbrojtjes, Oleksii Reznikov.
SHBA konfirmoi të premten se një raketë e re që do të dyfishonte rrezen e sulmit të Ukrainës ishte përfshirë në një paketë ndihme ushtarake prej 1.8 miliardë paundësh për të ndihmuar Kievin të luftonte forcat ruse, raporton Reuters.
“Ne gjithmonë u themi zyrtarisht partnerëve tanë se nuk do të përdorim armët e furnizuara nga partnerët e huaj për të qëlluar në territorin rus. Ne qëllojmë vetëm mbi njësitë ruse në territorin ukrainas të pushtuar përkohësisht”, u tha Reznikov gazetarëve në një konferencë shtypi.