Shteti ukrainas ka nisë një “luftë” të re me gjigantin e pijeve CocaCola pasi kjo kompani ka refuzuar të ndalojë operimin në Rusi siç kanë bërë shumë prej kompanive perëndimore shkaku i agresionit rus në Ukrainë.
Supermarketet e mëdha në Ukrainë kanë filluar me bojkotimin e produkteve të pijes më të famshme në botë dhe u kanë bërë thirrje edhe zinxhirëve të tjerë të shitjes që të mos shesin Coca Cola.
Njëri nga zinxhirët më të mëdhenjë të shitjes, Fozzy Group ka njoftuar se do të ndalojë shitjen e produkteve të CocaColës dhe kjo vjen si arsye e kompanisë CocaCola që të vazhdojë tregtinë me Rusinë pavarësisht invazionit ushtarak në Ukrainë.
“Duke filluar nga sot, ne do të pastrojmë të gjitha produktet nga raftet e dyqaneve Сільпо dhe FOZZY Cash&Carry dhe do të ndalojmë të gjitha dërgesat e ardhshme”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.
Ndërkohë, në Twitter janë ilustruar shishet e CocaColës në formë të bombave që hidhen nga aeroplanët rusë në Ukrainë.
Shumë kompani të mëdha perëndimore kanë marrë vendim që të mos operojnë në tregun rus pas agresionit në Ukrainë, e disa nga to janë janë Apple, Disney, Nike, Google, Ikea, Shell, Boeing, Daimler, Ford, Mercedes. Renault, Volksëagen, Airbnb etj.
Rusia ndërkaq ka marrë vendim që të mbyllë Facebookun në shtetin rus.