image Ukraina ngre alarmin: Jetimët po transferohen me forcë për birësime të paligjshme në Rusi

Botë

Ukraina ngre alarmin: Jetimët po transferohen me forcë për birësime të paligjshme në Rusi

news image

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka thënë se ekziston një rrezik që krimi i organizuar të përfitojë nga kaosi i krijuar nga lufta në vend.

Alarmi i fundit është se sipas Ministrisë ka një kërcënim që qytetarët rusë të adoptojnë jetimë ukrainas në mënyrë të paligjshme, pa ndjekur të gjitha procedurat e përcaktuara nga ligji ukrainas.

Sipas Ministrisë, ushtarët rusë vazhdojnë të dëbojnë me forcë njerëzit nga Ukraina, përfshirë fëmijët që humbën prindërit e tyre në luftë. Ministria shpreh shqetësimin për qëllimin e Kremlinit për të nënshkruar “marrëveshje” me territoret tashmë të zaptuara të Ukrainës, të cilat do të lejonin transferimin e jetimëve në Rusi.

“Këto veprime, i përkasin krimit të rrëmbimit dhe për këtë arsye kërkojnë reagim të vendosur nga bashkësia ndërkombëtare dhe organizatat kompetente ndërkombëtare”, thotë ministria.

Prej muajsh, autoritetet europiane dhe ndërkombëtare e vënë theksin mbi tragjedinë e fëmijëve të humbur, të cilët rrezikojnë të përfundojnë në qarkun e trafikimit apo birësimeve të paligjshme.

Drama nuk ka të bëjë vetëm me fëmijët jetimë, por edhe fëmijët që prindërit i dërgojnë në vende të tjera të sigurta, por që më pas përfundojnë në qarkun e krimit të organizuar.

/GazetaSinjali/