image Ukraina: Më shumë se 100 spitale janë dëmtuar nga bombardimet ruse

Botë

Ukraina: Më shumë se 100 spitale janë dëmtuar nga bombardimet ruse

news image

Më shumë se 100 spitale në Ukrainë janë dëmtuar që nga fillimi i pushtimit, tha ministri i shëndetësisë.

Shtatë janë shkatërruar plotësisht dhe “nuk mund të restaurohen” dhe 97 të tjerë janë dëmtuar nga bombardimet, shkroi Viktor Lyashko në Facebook, shkruan Al Jazeera.

Lyashko shtoi se sistemi i kujdesit shëndetësor ishte funksional dhe pothuajse 2 mijë mjekë dhe infermierë të huaj kishin dalë vullnetarë për të punuar në Ukrainë.

/GazetaSinjali/