Kombëtarja e Suedisë e zhvilloi ndeshjen e të tetës së finales së Evropianit ndaj Ukrainës, shkruan Sinjali Sport.
Skandinavët kanë udhëtuar në Glasgou të Skocisë në stadiumin “Hampden Park” për përballjen ndaj Ukrainës.
Ukraina arriti që ta përmbys rezultatin nga 1-0 në 1-2.
Pasi përfundoi koha e rregullt baras, në fund të vazhdimeve futbollistët e Shevchenkos realizuan për golin e fitores.
Artem Dovbyk realizoi golin e historisë për Ukrainën, në minutën e 120-të pas një asistimi të mahntishëm nga Zinchenko.
Artem Dovbyk with a last minute winner for Ukraine, a great assist from Zinchenko! Absolute scenes. #UKR | #EURO2020 pic.twitter.com/Zl7smrj71y
— fangazzetta (@fangazzetta) June 29, 2021
Suedia barazoi në minutën e 43-të me anë të Emil Forsberg, i cili po kalon në formë të jashtëzakonshme.
Futbollisti i Manchester Cityt Oleksandr Zinchenko me një goditje të fuqishme kaloi Ukrainasit në epërsi në minuntën e 27-të.
Ukrainia do përballet me Anglinë në çerekfinale. /Gazeta Sinjali Sporti/