image Ukraina konfirmon anulimin e evakuimit të qytetarëve nga Mariupoli

Botë

Ukraina konfirmon anulimin e evakuimit të qytetarëve nga Mariupoli

news image

Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës së rajonit Donetsk, tha në Facebook të dielën se autokolona për të evakuuar banorët vendas nga Mariupol nuk ishte në gjendje të largohej nga qyteti.

“Kolona e evakuimit me banorët vendas nuk mundi kurrë të largohej nga Mariupoli sot: rusët filluan të rigrupojnë forcat e tyre dhe të bombardojnë rëndë qytetin. Është jashtëzakonisht e rrezikshme të evakuosh njerëzit në kushte të tilla,” tha Kyrylenko.

“Kolona me ndihma humanitare, e cila u nis sot nga Zaporizhzhya drejt Mariupolit, nuk ka arritur ende në destinacionin e saj dhe aktualisht është në rrugën e saj,” shtoi Kyrrylenko .

/GazetaSinjali/