image Ukraina kërkon pezullimin e fluturimeve mbi Detin e Zi

Botë

Ukraina kërkon pezullimin e fluturimeve mbi Detin e Zi

news image

Ukraina këshilloi linjat ajrore të shmangin fluturimet mbi ujërat e Detit të Zi nga sot e deri të shtunën e ardhshme për shkak se aty po zhvillohen manovrat detare ruse.

Agjencia e lajmeve Ria Novosti raportoi dje se “mbi 30 luftanije ruse janë të angazhuara pranë gadishullit të Krimesë, si pjesë e stërvitjeve ushtarake detare”, raporton atsh.

“Nga nesër, linjat ajrore këshillohen të mos fluturojnë në këtë zonë dhe të planifikojnë paraprakisht rrugë alternative duke marrë parasysh situatën aktuale”, shkruan Ria Novosti.

“Trafiku ajror i Ukrainës mbetet i hapur në këtë moment, pasi mbyllja do të çonte në izolim”, theksoi Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas, pasi linja ajrore holandeze KLM njoftoi pezullimin e të gjitha fluturimeve për në Ukrainë.

/GazetaSinjali/