image Ukraina kërkon Gjykatë Speciale për hetimin e krimeve ruse

Botë

Ukraina kërkon Gjykatë Speciale për hetimin e krimeve ruse

news image

Prokurorja e përgjithshme ukrainase, Iryna Venediktova, bëri thirrje për një “model të ri” të përpjekjeve për hetimin e krimeve të dyshuara të luftës në Ukrainë, duke thënë se duhet të krijohet një Gjykatë Speciale për krizën e “paprecedentë”.

Ajo tha se 39 vende i janë bashkuar ankesës së Ukrainës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) kundër Rusisë.

Sulmi i Rusisë ndaj një termocentrali bërthamor, përdorimi i dyshuar i bombave thërrmuese dhe të ashtuquajturat bomba vakum në zona të dendura me banorë si dhe shënjestrimi i spitaleve, shkollave dhe zonave civile janë përshkruar gjithashtu si krime lufte.

Javën e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) tha se do të niste menjëherë një hetim aktiv të krimeve të mundshme të luftës pas pushtimit rus të Ukrainës.

OKB-ja po krijon gjithashtu një komision hetimor për të hetuar shkeljet e mundshme të të drejtave të njeriut nga Rusia.

Pushtimi rus i Ukrainës nisi me 24 shkurt. Që nga kjo ditë janë vrarë qindra ukrainas dhe raportet për rreth 6,000 ushtarë rusë të vrarë në luftime.

Përkundër sanksioneve të shumta politike e ekonomike, Moska zyrtare nuk ka ndalur sulmet ushtarake në Ukrainë duke sulmuar zona të banuara, shkolla dhe spitale.

OBSH-ja së fundi raportoi se që nga fillimi i luftimeve në Ukrainë, janë sulmuar 18 objekte shëndetësore.

/GazetaSinjali/