image Ukraina: Ka rifilluar furnizimi me energji elektrike në centralin bërthamor të Çernobilit

Botë

Ukraina: Ka rifilluar furnizimi me energji elektrike në centralin bërthamor të Çernobilit

news image

Kompania Kombëtare e Energjisë e Ukrainës (NEC) Ukrenergo përfundoi punën e riparimit dhe rifilloi furnizimin me energji elektrike për NPP-në e Çernobilit, njoftoi kompania të dielën.

“Specialistët ukrainas të NEC “Ukrenergo” përfunduan punimet e riparimit në linjën 330 kV… dhe rifilluan furnizimin me energji elektrike për NPP-në e Çernobilit dhe qytetin e Slavutych”, postoi Ukrenergo në kanalin e saj Telegram.

Sistemi elektrik i termocentralit bërthamor të Çernobilit u dëmtua gjatë një sulmi rus më 9 mars, raporton CNN.

Pas sulmit, centrali ishte i varur  nga gjeneratorët e jashtëm me naftë për të mbajtur reaktorët e tij në funksion, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA). 

Zyrtarët rusë kanë mbërritur gjithashtu në termocentralin më të madh bërthamor të Ukrainës, duke kërkuar të marrin kontrollin e objektit, sipas një deklarate nga Energoatom, kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës.

/GazetaSinjali/