Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka thënë se Irani nuk e mbështet luftën e Rusisë në Ukrainë, pas një telefonate me homologun e tij iranian Hossein Amirabdollahian.
“Irani është kundër luftës në Ukrainë, mbështet një zgjidhje paqësore. Kërkova të përcjell mesazhin tim në Moskë: Rusia duhet të ndalojë bombardimin e civilëve, të angazhohet për armëpushim dhe të tërhiqet nga Ukraina”, shkroi Kuleba në Twitter.
Amirabdollahian pritet të vizitojë Moskën nesër.