Ukraina ka thënë se po i kthen në shtëpi trupat e ushtarëve të rënë rusë.
Të premten, zyrtarët ushtarakë u panë duke ngarkuar dhe grumbulluar në vagonë hekurudhorë frigoriferikë, kufomat e mbledhura nga rajonet e Kievit dhe Chernihiv.
Masa është në përputhje me “normat e së drejtës ndërkombëtare humanitare”, sipas Volodymyr Lyamzin, kreu i bashkëpunimit civil-ushtarak të Ukrainës.
“Pas përfundimit të fazës aktive të konfliktit, palët duhet të kthejnë trupat e ushtrisë së një vendi tjetër. Ukraina është e gatshme t’ia kthejë trupat agresorit”, tha Lyamzin për agjencinë e lajmeve Reuters.
Raportohet se disa trena frigoriferikë janë stacionuar edhe në pjesë të tjera të vendit.
Ukraina pretendon se ka vrarë rreth 20 mijë trupa ruse. Rusia nuk e ka përditësuar numrin e saj të vdekjeve që nga 25 marsi, kur pranoi njëmijë e 351 vdekje.