image Ukraina i bën presion Gjermanisë që ta furnizojë me raketa Taurus

Botë

Ukraina i bën presion Gjermanisë që ta furnizojë me raketa Taurus

news image

Ukraina vazhdon t’i bëjë presion ndaj qeverisë gjermane për të furnizuar Kievin me raketa Taurus, për t’u mbrojtur kundër Rusisë.

Ukraina ka nevojë për to “për të shpëtuar më shumë jetë ushtarësh dhe civilësh ukrainas dhe për të përshpejtuar çlirimin e territoreve të saj”, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba për Bild.

“Formula është e thjeshtë: Një rreze më e madhe raketash nënkupton një kohëzgjatje më të shkurtër të luftës.” Me këtë armë, Ukraina mund të arrijë forcat pushtuese ruse në tokën ukrainase shumë përtej vijës së frontit, të prishë logjistikën e tyre dhe të shkatërrojë qendrat e komandës dhe depot e municioneve”, theksoi ai.

Kuleba përsëriti garancitë se raketat e lundrimit do të vendoseshin vetëm brenda kufijve të Ukrainës.

/GazetaSinjali/