image Ukraina hap shtatë korridore humanitare

Botë

Ukraina hap shtatë korridore humanitare

news image

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, ka thënë se Ukraina po hap shtatë korridore humanitare të enjten, për të ndihmuar civilët që të largohen nga qytetet që tashmë janë rrethuar nga forcat ruse.

Korridoret humanitare janë zona ku aktiviteti ushtarakt ndërpritet përkohësisht për të lejuar kalimin e sigurt të civilëve, raporton BBC – transmeton Gazeta Sinjali.

Guvernatori rajonal ka njoftuar se të evakuuarit tashmë kanë filluar të largohen nga qyteti verilindori i Sumit nën një armëpushim lokal.

Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord për krijimin e korridoreve humanitare, teksa ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve kanë udhëtuar për në Turqi për bisedime.

/GazetaSinjali/