Ukraina ka shpëtuar 138 civilë, duke përfshirë shtetas të saj dhe qytetarë të Gjeorgjisë dhe Perusë, të cilët u bllokuan nga luftimet në Sudan, tha të martën inteligjenca ushtarake e Ukrainës.
Reuters raporton se agjencia e inteligjencës ushtarake GUR tha se kishte evakuuar 87 qytetarë të Ukrainës, të cilët ishin kryesisht specialistë të aviacionit – pilotë dhe teknikë – dhe anëtarë të familjeve të tyre.
“U evakuuan edhe qytetarët e Gjeorgjisë dhe Perusë. Në total u shpëtuan 138 qytetarë. Mes tyre janë 35 gra dhe 12 fëmijë”, thuhet në aplikacionin Telegram.
Të evakuuarit ishin tani në Egjipt dhe merrnin ndihmë mjekësore, ushqim dhe ujë, ndihma e agjencisë.