Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba thotë se forcat ruse e kanë kthyer uzinën e Zaporizhzhia në një bazë ushtarake, duke vënë në rrezik të gjithë kontinentin.
“Pushtuesit rusë e kthyen NPP Zaporizhzhia në një bazë ushtarake duke vënë në rrezik të gjithë kontinentin. Ushtria ruse duhet të dalë nga uzina,” postoi ai në Twitter.
E Rusia e akuzon Ukrainën që po bombardon termocentralin bërthamor.