image Ukraina do të shpallë gjendje emergjente

Botë

Ukraina do të shpallë gjendje emergjente

news image

Një zyrtar i lartë i sigurisë në Ukrainë, Oleksiy Danilov, tha më 23 shkurt se Ukraina do të shpallë gjendje emergjente në të gjithë territorin e saj, përveç rajoneve Donetsk dhe Luhansk ku gjendja emergjente është e vendosur nga viti 2014.

Ai tha se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë dhe mund të zgjatet edhe për 30 ditë të tjera.

Separatistët pro-rusë kanë kontrolluar pjesë të Donetskut dhe Luhanskut që nga viti 2014. Rusia i njohu ato si shtete të pavarura dhe miratoi dërgimin e trupave të saj atje gjatë kësaj jave.

Danilov tha gjithashtu se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy nuk kishte diskutuar zhvillimin e armëve bërthamore, diçka që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se përbën një kërcënim strategjik për Rusinë.

Ukraina po përballet me atë që Perëndimi thotë se është kërcënimi i një pushtimi të afërt në shkallë të plotë nga Rusia, raporton REL.

Presidenti rus Vladimir Putin këtë javë njohu pavarësinë e dy rajoneve separatiste në Ukrainën lindore dhe tha se do të dërgonte trupa ruse në këto territore, lëvizje të dënuara nga Perëndimi dhe Kombet e Bashkuara.

Ndërkohë, Ukraina ka deklaruar se po thërret rezervistët ushtarakë të moshës 18-60 vjeç për një vit shërbimi, por se nuk po urdhëron një mobilizim të përgjithshëm të trupave në këtë kohë.

/GazetaSinjali/