Qeveria ukrainase po përgatitet të evakuojë qytetarët e saj nga Kina, për shkak të koronavirusit (2019-nCoV) që shpërtheu në qytetin kinez, Wuhan, dhe që tashmë është përhapur në disa vende të botës, shkruan Gazeta Sinjali.
Kryeministri i Ukrainës Oleksiy Honcharuk në deklaratën e tij tha se i ka dhënë të gjitha urdhërat e nevojshme për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Administratën e Urgjencës Shtetërore, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Infrastrukturës për të përgatitur planin e veprimit për ndërmarrjen e hapave konkret në kthimin e qytetarëve Ukrainas nga Kina dhe për t’i kryer pregatitjet e nevojshme për luftën kundër koronavirusit deri në ditën e hënë.
Bëhet e ditur se 57 qytetarë ukrainas ndodhen aktualisht në Wuhan të Kinës, aty ku u shfaq koronavirusi për herë të parë. /Gazeta Sinjali/