image Ukraina akuzon Rusinë për "përdorimin e pengjeve civile si mburoja njerëzore"

Botë

Ukraina akuzon Rusinë për “përdorimin e pengjeve civile si mburoja njerëzore”

news image

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka akuzuar forcat ruse për rrëmbimin e civilëve dhe përdorimin e tyre si “mburoja njerëzore” për të mbrojtur kolonat e tyre të pajisjeve.

Avokati i Popullit tha se ushtarët rusë po përdorin gjithashtu fëmijët si mburoja.

Gjithnjë e më shumë [Rusia] përdor pengjet civile si mburoja njerëzore. Pushtuesit mbrojnë kolonat e tyre të pajisjeve me banorët e rrëmbyer të qyteteve dhe fshatrave të pushtuara të Ukrainës. Sipas avokatit të popullit ukrainas, rusët nuk e kanë problem të fshihen as pas fëmijëve“, thuhet në njoftimin e ministrisë.

/GazetaSinjali/