Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar Rusinë për bombardimin e vendbanimeve bjelloruse nga hapësira ajrore e Kievit të premten pasdite.
Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës tha se rojet kufitare kishin marrë informacione se avionët rusë ishin ngritur nga një fushë ajrore në Bjellorusi, kishin kaluar në hapësirën ajrore të Ukrainës dhe më pas kishin qëlluar në fshatin jugor të Kopanit.
Në një mesazh të postuar në Facebook, i cili dukej se parandalonte sulmin, ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov, paralajmëroi qytetarët bjellorusë se forcat ruse po përgatitnin sulmin.
“Sipas synimeve të tyre kriminale, aviacioni rus po përgatitet të godasë një sërë vendbanimesh në territorin e Republikës së Bjellorusisë, të vendosura afër kufirit Ukrainë-Bjellorusi. Konkretisht, ata planifikojnë të godasin Kopanin”, tha Reznikov, raporton BBC.
“Qëllimi i provokimit është të detyrojë udhëheqjen aktuale të Bjellorusisë në luftë kundër Ukrainës. Moska po përpiqet t’ju lidhë me gjak”, shtoi ai.
“Unë garantoj se ushtria ukrainase nuk ka planifikuar, nuk planifikon dhe nuk do të planifikojë asnjë veprim agresiv kundër Bjellorusisë”.
Sulmi vjen pasi zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Yevheniy Yenin tha se qeveria bjelloruse “ka bërë gjithçka që është e mundur për të shmangur përfshirjen në këtë luftë”.