image Ukraina: 56 të vrarë pasi trupat ruse hapën zjarr në shtëpinë e të moshuarve

Botë

Ukraina: 56 të vrarë pasi trupat ruse hapën zjarr në shtëpinë e të moshuarve

news image

56 të vrarë pasi trupat ruse hapën zjarr në shtëpinë e të moshuarve, thotë Ukraina.


Trupat ruse dyshohet se kanë hapur zjarr në një shtëpi të të moshuarve në qytetin lindor të Kreminës, duke vrarë 56 persona.

Qeveria ukrainase thotë se pushtuesit qëlluan në ndërtesën në rajonin e Luhansk “nga një tank… në mënyrë cinike dhe të qëllimshme“.

Shërbimi Shtetëror i Komunikimeve Speciale tha se ishin 15 të mbijetuar, të cilët u “rrëmbyen nga pushtuesit dhe u dërguan në territorin e pushtuar në Svatove (rajoni i Luhanskut) në shkollën rajonale të konviktit geriatrikë“.

Ky pretendim nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur nga SkyNews.

(Fotografia është ilustrim)

/GazetaSinjali/