Forcat e armatosura ukrainase ndajnë çdo ditë një vlerësim për humbjet e armikut në luftën me Rusinë.
Në të fundit, ajo thotë se rreth 23,200 trupa ruse janë vrarë që nga shpërthimi i konfliktit në fund të shkurtit.
Kjo shifër është dukshëm më e lartë se vlerësimet e dhëna nga Moska dhe NATO, nga të cilat kjo e fundit beson se nga 7,000 deri në 15,000 kanë vdekur, shkruan skynews.
Sipas forcave ukrainase, në ditën e 66-të të agresionit rus, këta të fundit kanë humbur në këtë luftë, jo më pak se 191 aeroplanë luftarak, 155 helikopterë, mbi 1 mijë tanke dhe shumë humbje tjera në artileri.