image Ujkani flet pas transferimit te skuadra e Torinos

Futboll

Sport/ Ujkani flet pas transferimit te skuadra e Torinos

news image

Portieri i Kosovës Samir Ujkani, është kthyer në Serie A pas vetëm një viti në Superligën turke.

Ujkani ka nënshkruar kontratë dje me skuadrën e Torinons, transmeton Sinjali.

Pas zyrtarizimit të marrëveshjes, Ujkani përmes një shkrimi të publikuar në Instagram, është shprehur krenar për kalimin në Torino.

“Jam krenar dhe i nderuar që kam ardhur në njërin prej klubeve më të rëndësishëm në futbollin italian. Do ta takoj sërish Sirigun, një portier fantastik të cilin e njoh nga koha kur ishim në Palermo. Do t’i ritakoj me kënaqësi edhe disa ish-bashkëlojtarë si Rincon, Izzo, Ansaldi e Laxalt”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që Samir Ujkani në Itali ka mbrojtur te skuadrat si: Palermo, Novara, Chievo, Genoa, Latina, Pisa dhe Cremonese./Sinjali

https://www.instagram.com/p/B17KY4OhNE3/