Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë një njoftim për gjendjen e liqeneve akumuluese Batllava dhe Badoci, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, niveli i ujit në të dy liqenet pas reshjeve të vrullshme atmosferike është rritur mbi 3 metra.
“Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 632.10 m mbi nivelin e detit ose – 2.90 m nën nivelin e kapërderdhjes, derisa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 641.60 ose – 8.25 m nën nivelin e kapërderdhjes”, thuhet ndër të tjera në njoftim.