Një rrjedhje uji është shkaktuar sot në lagjen “3 Sheshirat” në Prishtinë, ku shtypja e ujit ka bërë që ajo të duhet sikurse një fontanë, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” thanë për Gazetën Sinjali se kjo rrjedhë e ujit është shkaktuar nga ana e tyre, pasi që kanë qenë duke kryer punime në atë pjesë.
“Aty kemi dy ekipe teknike, jemi duke e shkarkuar një pjesë të rrjetit me qëllim lehtësimin e punimeve në ndërrimin e një ujëmatësi në atë zonë pasi që është hidrant. Nga ana jonë është, jo pëlcitje e ndonjë gypi”, ka thënë zëdhënësja e KRU “Prishtina”. /Gazeta Sinjali/