Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se, cilësia e ujit të pijshëm është i sigurt, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, kompania thotë se çdo ditë do të bëhet mostrimi dhe analiza e ujit që prodhohet dhe distribuohet nga fabrikat e ujit.
Njoftimi i plotë
Qëllimi kryesor i Laboratorit të akredituar për cilësinë e ujit të pijshëm në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit,, “Prishtina” është organizimi dhe funksionimi i tij, si laborator për kontrollin e kualitetit të ujit bazuar në Standardet cilësore aplikative (UA 16/2012) dhe ato Evropiane (Direktiva 98/83/EC) mbi kualitetin e ujit për përdorim nga njerëzit.
Kjo direktivë përcakton dallimet në mes të parametrave mikrobiologjik dhe atyre fiziko- kimik.
Aplikimi i standardeve është në interes të të gjithë konsumatorëve të Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Shtimes, Lipjanit, Podujevës, Drenasit, Graçanicës dhe Fabrikës së trajtimit të ujit në Shkabaj.
Laboratori i cilësisë së ujit me planin e tij të monitorimit të brendshëm, ka në procedurë pikë së pari mbledhjen dhe marrjen e mostrave të ujit të përpunuar nga rrjeti i ujësjellësit, aeratorëve, liqeneve, puseve dhe lumenjve.
Laboratorët tanë të cilët janë të akredituar shfrytëzojnë metoda standarde për parametrat të cilat janë të aprovuara nga BE-ja, sipas procedurës të cilat janë dhënë me Direktivën 98 (93) EC.
Sipas planit ditor, javor dhe mujor për monitorimin e brendshëm të kualitetit të ujit në KRU “Prishtina” të burimeve sipërfaqësore Albanik, Badoc, Bivolak, Mihaliq (Kanali Ibër-Lepencit) si dhe burimeve nëntokësore Kroni, Obiliq, Shtime, Lipjan, Peran (Podujevë), Miradi , Graqanicë dhe Vragoli si dhe pesëmbedhjetë pikat në rrjetin e qytetit, në aplikim të monitorimit të shpejtë bazik dhe vijues percjellim çdoherë kualitetin e ujit të pijshëm në çdo pikë mostrimi./Gazeta Sinjali/