image Ujësjellësi Prishtina tregon gjendjen e nivelit të liqeneve akumuluese

Kosovë

Ujësjellësi Prishtina tregon gjendjen e nivelit të liqeneve akumuluese

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka bërë të ditur gjendjen aktuale të liqeneve akumuluese sipërfaqësore prej nga qytetarët furnizohen me ujë të pijshëm.

Niveli i ujit në liqenin e Badocit sot është 640.08 metra mbi nivelin e detit ose 9.77 m nën kapëderdhje, ndërsa liqeni i Batllavës 624.95 metra mbi nivelin e detit ose minus 10.05 metra.

Furnizimi me ujë të pijshëm dhe cilësorë është 24 orë pa ndërprerë.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit janë në terren nga ora 08.30-22.00, për të sanuar defektet e shkaktuara nga rrjedhjet e ujit dhe zhbllokime të pusetave të ujërave të zeza.