image Ujësjellësi "Prishtina": Mos shpërdorni ujin e pijshëm

Kosovë

Ujësjellësi “Prishtina”: Mos shpërdorni ujin e pijshëm

news image

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka apeluar tek qytetarët të përdorin ujin e pijshëm në mënyrë racionale, në kohën kur vendi në vazhdimësi po përballet me temperaturat e larta.

Djegia e qëllimshme e hapësirave rreth burimeve sipërfaqësore dhe nëntokësore të ujit, rrezikon furnizimin me ujë të pijshëm, përkatësisht objektet në të cilat trajtohet uji dhe që shpërndahet tek konsumatorët, thuhet ndër të tjera në komunikat.

“Djegja e qëllimshme e hapësirave rreth burimeve sipërfaqësore dhe nëntokësore të ujit, rrezikon seriozisht furnizimin me ujë të pijshëm, gjegjësisht objektet në të cilat trajtohet uji e pastaj i cili shpërndahet te ju. Ndalo shpërdorimin e ujit të pijshëm! Kujdes të shtuar ndaj mjedisit përreth objekteve të ujësjellësit!, thuhet në njoftim./GazetaSinjali/