Pas reshjeve të dendura atmosferike, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujërave të zeza janë në terren duke i zhbllokuar pusetat e kanalizimit.
Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” përmes një njoftimi në Facebook.
“Rastet janë të shumta, por gatishmëria e tyre për t’u dalë në ndihmë qytetarëve, e pashembullt. Puna e tyre do të vazhdojë deri në orët e vona të mbrëmjes”, thuhet në njoftimin e tyre./GazetaSinjali/