image Ujësjellësi ‘Prishtina’ çon në përmbarues mbi 600 familje që ia kanë rreth 50 milionë euro borxh

Sociale

Ujësjellësi ‘Prishtina’ çon në përmbarues mbi 600 familje që ia kanë rreth 50 milionë euro borxh

news image

Borxhi ndaj Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, vazhdon të mbetet i lartë. Janë afër 50 milionë euro borxh i akumuluar nga paslufta e deri më tani, që konsumatorët i kanë kësaj kompanie. Ndërsa qindra raste tashmë kanë përfunduar te përmbaruesi, pasi me vite të tëra nuk kanë paguar faturat e ujit të konsumuar.

Këtë e ka konfirmuar, ushtruesi i detyrës së Kryeshefit ekzekutiv në këtë ndërmarrje, Sokol Xhafa, i cili ka bërë të ditur se në tre mujorin e parë të këtij viti më shumë se 300 lëndë janë dërguar tek përmbaruesi, ndërsa në prill dhe në maj është dyfishuar muaji i lëndëve.

Borxhi i konsumatorëve vazhdon të jetë i lartë në ndërmarrjen tonë, për fat të keq ende ka konsumator të cilët nuk kanë vullnetin për të paguar ujin. Në përgjithësi borxhi total nëse e marrim është mbi 45 milionë euro në tentativë për të ofruar 50 milionë euro që nga paslufta. Për ne është e vështirë në këtë gjendje të operojmë por prapë se prapë do të shfrytëzojmë të drejtat ligjore dhe obligimet që na japin me qëllim të inkasimit të këtyre borxheve”.

Nëse flasim për periudhën e pjesës së parë të këtij viti ose tre mujorin e parë kemi dërguar mbi 300 lëndë tek përmbaruesit të cilat janë mbyllur  si lëndë, nuk po i përmend këto të cilat ende janë në shqyrtim ose janë dërguar në nivele të tjera nga vetë debitorët. Gjatë periudhës tjetër duke filluar nga muaji prill dhe maj është dyfishuar numri i lëndëve të dërguara dhe sigurisht që ka më shumë borxhli dhe më shumë vlerë financiare, ne po shfrytëzojmë të gjitha mundësitë duke i bërë thirrje përmes Qendrës së thirrjeve që të mos shkojnë në përmbarim por t’a paguajnë përmes kësteve tek ne. Ka disa tek ne që lajmërohen dhe vijnë dhe lajmërohen tek ne tek Qendrat tona për konsumator dhe ka të tillë vazhdojnë t’i injorojnë dhe pastaj detyrohemi t’i dërgojmë në përmbarues”.

Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit ekzekutiv tutje tregojë se Kompania Rajonale Ujësjellësi (KRU) në baza mujore inkason  1.1 deri në 1.3 milion euro.

Në baza mujore ne inkasojmë nga 1.1 deri në 1.3 milion euro. Tradicionalisht në të kaluarën ka qenë më pak se kjo, mirëpo edhe në vitin që shkojë edhe këtë vit inkasimi ka filluar dalë ngadalë dhe po rritet dhe do t’i ofrohet disa trendëve. Pjesa e bizneseve qëndron më mirë, pjesa e amvisërisë është më keq, por në baza mujore mund të themi nga 1.1 deri në 1.3 milion euro, bëjmë inkasime në baza mujore.

Me rritjen e çmimeve nuk është se vërehet ndonjë tendencë e rritjes së borxheve, është pak a shumë i njëjti trend, përveç kësaj ka raste kur disa muaj janë më mirë se sa vitet që shkojë. Rast konkret janë muajt shkurt dhe mars dhe pavarësisht ngritjes së çmimeve në produktet e tjera, çmimi i ujit vazhdon të jetë shumë i ulët dhe besojë që gjithë konsumatorët që kanë bërë shprehi të paguajnë, vazhdojnë të paguajnë ujin, ndërsa ata të cilët në një formë ose tjetër refuzojnë po mundohemi ti trajtojmë siç thotë ligji”.

Në emër të këtij institucioni Xhafa ka bërë apel tek konsumatorët e ujit që të kenë kujdes me keqpërdorimin e ujit në liqenin e Badovcit, teksa theksoi që ky liqen është është në nivelet më të rënda në këtë stinë në trendët historike që kemi ne, ku arrin afërsisht minus 7 metra nga niveli i kapërdherdhjes, shkruan EO.

Niveli i liqenit në Batllavës është jashtëzakonisht mirë, ani pse nuk është në kapërderdhje por është mirë duke e marr për bazë pjesën e sezonit që kaluam vitin që shkojë ishte një sezon verë e gjatë dhe e thatë, po ashtu edhe dimri nuk është që kishte reshje por fati i mirë është që pellgu i Batllavës është i mirë dhe niveli mjaft mirë, është më pak se minus një metër nga niveli maksimal. Në gjendje jashtëzakonisht të keqe vazhdon të jetë liqeni i Badovcit dhe është afërsisht minus 7 metra nga niveli i kapërdherdhjes që vërtetë është shqetësuese andaj i bëjë thirrje të gjithë konsumatorëve të jenë të vetëdijshëm, ta kursejnë ujin sepse të shtunën e kaluar ishte jashtëzakonisht sfiduese t’i furnizojmë të gjithë konsumatorët sepse të gjithë e keqpërdornin ujin, ose thënë më mirë me tubacionet e tyre pranë dyerve të tyre, kopshtet i kemi vënë re me inspektoratet tona që kanë ujitë jashtëzakonisht shumë, kjo është vënë re edhe në pikat e larta që ka pasur mungesë uji, andaj i lusim të gjithë me qëllim që të kemi për pjesën tjetër të vitit t’a kursejmë ujin sepse Badovci është në nivelet më të rënda në këtë stinë në trendët historike që kemi ne”.

/GazetaSinjali/