image Ujësjellësi paralajmëron reduktime, disa komuna rrezikojnë të mbesin pa ujë

Kosovë

Ujësjellësi paralajmëron reduktime, disa komuna rrezikojnë të mbesin pa ujë

news image

Për shkak të mungesës së reshjeve të shiut, tetë komunat të cilat furnizohen me ujë të pijshëm nga Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, mund të rrezikojnë të përballen me reduktime të ashpra.

Komuna e Prishtinës, Lipjanit, Obiliqit, Fushë Kosovës, Podujevës, Shtimes, Drenasit e Graçanicës, të cilat furnizohen më ujë të pijshëm nga Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, për shkak të temeperaturave të larta mund të mbesin pa ujë.

Aktualisht reduktimet janë paralajmëruar për komunën e Lipjanit, mirëpo nuk përjashton mundësinë që nëse nuk do të ketë reshje shiu të mjaftueshme, nga kjo javë të ketë reduktime edhe në zona të tjera.

Mirëpo edhe përkundër paralajmërimeve, disa prej tetë komunave, nuk kanë alternativa tjera për furnizimin me ujë të qytetarëve të tyre, përveç ujësjellësit KRU “Prishtina”.

Në komunën e Obiliqit kanë thënë se ende nuk kanë marrë njoftim zyrtarë nga KRU “Prishtina, prandaj sipas tyre pasi të ketë njoftim zyrtar për reduktim do funksionalizojnë strategjinë e furnizimit, në mënyrë që qytetarët e Obiliqit të kenë furnizim të rregullt me ujin e pijes.

Ndryshe, është paralajmëruar se nivelet e liqeneve nuk premtojnë furnizim të qëndrueshëm për pjesën në vazhdim të vitit./ Gazeta Sinjali/