Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar konsumatorët se sot gjatë ditës do të ketë rënie të shtypjes së ujit apo edhe mungesë të ujit në pikat më të larta të qytetit.
Sipas ujësjellësit, kjo po ndodh për shkak se Impianti për trajtimin e ujit të pijes në Shipol ka reduktuar prodhimin si pasojë e reshjeve të fundit të cilat thuhet se kanë ndikuar në ngritjen e turbullueshmërisë së ujit të papërpunuar.
“Shpresojmë që gjatë ditës (nëse nuk ka reshje) edhe kjo situatë do të stabilizohet dhe prodhimi do të vazhdojë me kapacitet të plotë”, thuhet në njoftim.