image Ujësjellësi në Mitrovicë ka një njoftim me rëndësi për qytetarët

Sociale

Ujësjellësi në Mitrovicë ka një njoftim me rëndësi për qytetarët

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Mitrovicë ka njoftuar qytetarët se të hënën me datë, 29.03.2021 duke filluar nga ora 08:00 deri në 16:00, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes, shkruan Gazeta Sinjali.

Thotë se kjo vlen për Mitrovicë (jug dhe veri), dhe Skenderaj.

“Prandaj ju lusim që të rezervoni sasi të mjaftueshme të ujit të pijes për nevojat e juaja. Ndërprerja e ujit të pijes do të ndodhë për shkak se Kompania Hidroekonomike “Iber Lepenci” e cila na furnizon me ujë të papërpunuar do të zhvillojë punime në stacionin e pompave në Lushtë”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/