Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se që nga 1 korriku do të fillojë të procedojë te përmbaruesi të gjithë borxhlinjtë.
Për të shmangur këtë procedur, “KRU Prishtina” apelon konsumatorët që të shlyejnë borxhet deri më 1 korrik.
” KRU “Prishtina” sh.a., ju njofton se duke filluar nga data 1 Korrik 2020 do të vazhdoj me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore tek Permbaruesit Privat. Inicimi i kësaj procedure përmes Përmbaruesve Privat do të krijonte shpenzime shtesë dhe do të vështiresonte përmbushjen e obligmit tuaj duke paguar taksën shtesë”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/