Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren u ka kërkuar të gjithë konsumatorëve që t’u përmbahen pagesave të rregullta të faturave mujore për shërbimet e ujësjellësit, njofton Gazeta Sinjali.
Nga ujësjellësi thonë se pagesa e faturave të rregullta mujore do të ndikoj direkt në kualitetin e shërbimeve që do të ofrohen dhe në investime afatgjate.
“Kompania do të fillojë me aktivitetet e saja në teren, për inkasimin e faturave të pa paguara të ujësjellësit nga konsumatorët”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”.
Do të dërgoj vërejtje për konsumatorët që kanë borxh mbi 100 euro (vërejtje për përmbarim), nga inspektorati i Kompanisë në të gjitha njësit operative Prizren, Suharekë, Malishevë dhe Dragash.
Do të fillojë dërgimi i rasteve në përmbarim i konsumatorëve që nuk iu kanë përmbajtur kontratës për pagesën e borxhit me këste.
Do të dërgohen në përmbarim konsumatorët të cilët kanë borxh mbi 100 euro, e të cilët nuk kanë nënshkruar kontratë për pagesën e borxhit me këste.
Do të fillojë edhe ç’kyçjen nga rrjeti ujësjellësit për konsumatorët keqpërdorues të ujit dhe atyre që nuk paguajnë për një kohë të gjatë.
“Prandaj, për të evituar pasojat e lartcekura, kompania jonë me mirëkuptim kërkon nga ju konsumatorë, që të paguani faturat për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit në të gjitha arkat e kompanisë, në llogaritë bankare të shënuara në faturë, në zyrat e postës dhe Western Union”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/