image Dëmtohet gypi, dy lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

Sociale

Dëmtohet gypi, dy lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se lagjet “Bregu i Diellit” dhe “Muhaxhirët” kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Ujësjellësi bën të ditur se ndërprerja e furnizimit është bërë për shkak të dëmtimit të një gypi.

“Para pak çastesh, palë të treta dëmtuan gypin e ujësjellësit FI 250 milimetra. Pa furnizim me ujë të pijshëm janë lagjet ‘Bregu i Diellit’ dhe ‘Muhaxhirët’ në Prishtinë. Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren maksimalisht me sanimin e defektit, në mënyrë që konsumatorët e zonave të lartcekura të mos e ndjejnë gjatë mungesën e ujit.”

“Në momentin që uji vjen në krojet tuaja, si çdoherë duhet lënë të rrjedhin për pak minuta. Dëmtimi i gypave të ujësjellësit nga palë të treta është bërë dukuri shqetësuese”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/